Flash News

E-TJERA

Sulmi kibernetik, ish-drejtuesi i policisë: Njerëz me rekord kriminale duan të blejnë të dhënat

Sulmi kibernetik, ish-drejtuesi i policisë: Njerëz me rekord kriminale

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj tha se dy janë kategoritë më të interesuara për të dhënat personale që janë nxjerrë në shitje nga hack-erat që sulmuan Shqipërinë.

I ftuar në Euronews Albania, Hajdarmataj tha se avokatët dhe personat me rekorde kriminale janë të interesuar të kenë akses te të dhënat personale të shqiptarëve.

“Fashoja që mund të them që janë blerës të këtyre të dhënave janë avokatë, për të bërë hetime të tyre në mbrojtje të klientit. Kur të dhënat që dolën në e-Albania të parët që ishin të interesuar ishin avokatë. Edhe nga propaganda që bëhet, të dhënat tona fatkeqësisht janë të aksesueshme për çdo njeri, një qytetar i thjeshtë bën një kërkim të thjeshtë dhe gjen të dhëna. Nuk mendoj se ne jemi shumë sensititv përpara kësaj situate sepse në fund të fundit të dhënat tona janë sheshit. Në aspektin e aktivitetit kriminal do të thoja që persona me aktivitet kriminal janë të interesuar të blejnë këtë të dhëna. Në sistemin TIMS është inkorporuar vetë edhe sistemi i Interpol, pra çdo person kur paraqitet në pikën kufitare apo edhe për makina të vjedhura i dalin menjëherë të dhëna”, tha ai.

Të fundit