Flash News

E-TJERA

Sulmi kibernetik në e-Albania, pezullohen shërbimet konsullore

Sulmi kibernetik në e-Albania, pezullohen shërbimet konsullore

Faqet qeveritare dhe e-Albania vijojnë të jenë të mbyllura, si pasojë e një sulmi kibernetik që u njoftua një ditë më parë.

Nisur nga kjo, ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se shërbimet konsullore online janë ndërprerë përkohësisht.

“Sulmi kibernetik ka dëmtuar sistemin online, i cili mundëson aksesin e qytetarëve dhe strukturave përgjegjëse për aplikimin dhe dhënien e dokumentave biometrikë për të gjitha konsullatat shqiptare në botë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kjo e fundit shton se është në kontakt të vazhdueshëm me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila po punon për zgjidhjen sa më të shpejtë të situates.

Të fundit