Flash News

E-TJERA

Sulmi kibernetik në sistemet TIMS, ADAM, MEMEX, me hakerat iranianë bashkëpunoi edhe një shqiptar

Sulmi kibernetik në sistemet TIMS, ADAM, MEMEX, me hakerat iranianë

Zbardhen detaje të reja nga hetimet e deritanishme mbi sulmin kibernetik të së premtes ndaj sistemit TIMS, ADAM, MEMEX në vendin tonë.

Sipas News24 zbardh sulmi merr përmasa edhe më të mëdha seç është raportuar deri më tani pasi nuk u cënua vetëm privatësia, por dhe siguria individuale, shtetërore dhe kombëtare.

Kështu, hakerat iranianë goditën sistemet TIMS, ADAM, MEMEX duke marrë të gjitha informacionet kofidenciale që mbartin.

Sistemi ADAM ka të gjitha ngarkesat penale të qytetarëve të arrestuar, ndaluar, apo dyshuar për një ngjarje. Sistemi MEMEX ka informacione sekrete mbi ngjarje dhe sistemi i Menaxhimit Policor të çështjeve, ka gjitha veprimet e kryera nga policia.

Edhe pse autoritetet shqiptare thonë që sistemet tashmë janë vendosur në funksion dhe qeveria pretendon se nuk pësuam dëme, burime kofidenciale nga hetimet brenda vendit dhe nga vendet partnere të Shqipërisë bëjnë me dije se sistemi TIMS ende nuk është marrë në zotërim të plotë nga autoritetet shqiptare.

Vetëm TIMS kombëtar është vënë në funksion dhe po punohet ne aeroporte me të, por jo sistemi ndërkombëtar të TIMS, që do të thotë që persona me precedent penalë nga vendet e huaja mund të vijnë në vendin tonë dhe sistemi ynë nuk ka mundësi që t’i identifikojë. Jo vetëm ata që vijnë nga jashtë (për personat në kërkim), por edhe ata që dalin është e vështirë të identifikohen manualisht.

News24 mëson nga burime nga hetimet brenda vendit dhe nga vendet partnere të Shqipërisë se pas këtij sulmi kibernetik në bashkëpunim me hakerat iranianë është edhe një shtetas shqiptar, i cili ka mundësuar rrugën për futjen në sistem.

Në ditët në vijim, hakerat kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë çdo javë me publikimin e të dhënave të marra nga sistemet shqiptare. Jo vetëm kaq, por të dhënat e përftuara nga e-Albania ata i kanë nxjerrë në shitje ku një gigabite informacione shitet 0.05 bitcoin, ku në total janë rreth 220 gigabite informacione.

 

 

Të fundit