Flash News

E-TJERA

Sulmi kibernetik në sistemin TIMS, ky është mesazhi i hakerave që u shfaq në kompjuterët e hakuar nga Irani

Sulmi kibernetik në sistemin TIMS, ky është mesazhi i hakerave

Duket se Shqipëria është vënë në shënjestër të Iranit, pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike, dhe dëbimit të diplomatëve nga vendi.

Këtë herë hakerat kanë sulmuar sistemin regjistrimit të hyrje-daljeve nga vendi, i njohur si sistemi TIMS.

Prej disa orësh, për pasojë në pikat kufitare të vendit po punohet manualisht, ndërsa radhët e gjata sa vijnë e shtohen. 

Ndërsa, abcnews.al ka publikuar imazhin që shfaqet në kompjuterët e policisë kufitare, teksa i gjithë sistemi është jashtë funksionit.

“Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës; Dhe kjo lojë do të vazhdojë”, është ky mesazhi që shfaqet.

Sulmi vjen pak ditë pasi Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike dhe dëboi nga vendi diplomatët dhe stafin e ambasadës në Tiranë.

 

 

Të fundit