Flash News

E-TJERA

Sulmi kibernetik nga Irani, Yuri Kim: Kur aleati ynë sulmohet, SHBA do të veprojë

Sulmi kibernetik nga Irani, Yuri Kim: Kur aleati ynë sulmohet, SHBA do

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, foli pas takimit me kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe deputetin demokrat Agron Gjemarkaj.

Yuri Kim u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të veprojnë nëse Shqipëria si aleat i tyre do të sulmohet.

“Dua të theksoj rëndësinë e veprimit që është ndërmarrë kundër sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë. Ne e kemi parë deklaratën e bërë nga kryeministri Rama sot në mesditë. Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Duhet të jetë absolutisht e qartë që kur miku dhe aleati ynë Shqipëria është nën sulm SHBA do të ndërmarrë veprime”, tha ambasadorja Kim.

Qeveria njoftoi sot ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, për shkak të sulmit kibernetik që ndodhi në Shqipëri në muajin korrik, ku u paralizuan një pjesë e madhe e shërbimeve qeveritare.

Të fundit