Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Sulmi kibernetik/ Shqipëria ngrin marrëdhëniet diplomatike me Iranin
Pas sulmit kibernetik që bllokoi aktivitetin dhe lidhjen disa nga faqet zyrtare të institucioneve qeveritare, duke paralizuar shërbimet, qeveria shqiptare ka vendosur të ngrijë marrëdhëniet me Republikën Islamike të Iranit.
Vendimi i zbardhur i Këshillit të Ministrave, thotë se Ambasada e Reoublikës Islamike të Iranit ka 24 orë në dispozicion për tu larguar nga Republika e Shqipërisë.
“Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt të menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. Ky vendim i është bërë i ditur me notë zyrtare Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përfshirë edhe atë të sigurisë”.