Flash News

E-TJERA

Krimi kibernetik/ Shqipëria vendi i tretë më i mbrojtur nga vjedhja e të dhënave personale

Krimi kibernetik/ Shqipëria vendi i tretë më i mbrojtur nga

Evropa është konsideruar rajoni më i sigurt dhe i vetmi kontinent në botë, që nuk ka pësuar një rënie të sigurisë që nga viti 2009. Teknologjia, inoviacionet e saj kanë krijuar lehtësira për aksesin me informacionet dhe komunikimin me njerëzit nga njëri cep te tjetri.

Sipas The Fintech Times, krimi kibernetik duket se ka filluar të lëvizë themelet e sigurisë në të gjithë botën, duke rrezikuar seriozisht edhe sigurinë në kontinentin më 'të paqtë' siç është konsideruar Evropa. Krimi kibernetik po bëhet gjithnjë e më shumë agresiv, ku fenomene dhe lloje te ndryshme të tij, po rrezikojnë deri të kartat e kreditit apo debitit të qytetarëve.

Në mesin e vendeve më të sigurta për cënimin e sigurisë, Shqipëria renditet e treta si më e sigurta që mund t'i rezistojë rrezikut që i kanoset nga krimi kibernetik.

Nga analizat dhe studimet e kryera rezulton se 320 shqiptarë për çdo 100 mijë banorë janë të prekur nga krime kibernetike të llojeve të ndryshme. Shqipëria ka shkallën më të ulët të vjedhjeve me 5.23 vjedhje per çdo 100 mijë banorë, krahasuar me Britaninë e Madhe e cila ka afro 1.311 vjdhje për çdo 100  mijë banorë.

Shqipëria renditet ndër vendet më të sigurta për përdorimin e kartave false të debitit dhe të kreditit të cilat mund të shkakojnë një humbje financiare. Të paktën deri tani asnjë person në Shqipëri nuk është prekur deri tani nga lloji i këtij krimi.

Vendi më i rrrezikuar në të gjithë Evropën është Britania e Madhe, e cila pëson humbje prej 27 miliardë funtesh në vit për shkak të krimit kibernetik, ku viktimat më të shpeshta janë bizneset.

Përveç kësaj, me Mbretërinë e Bashkuar që ka shkallën më të lartë të vjedhjes së identitetit në internet (20,5 në çdo 100,000 njerëz) dhe mashtrimit me karta krediti/debiti (47,7 për çdo 100,000 qytetarë), nuk është për t'u habitur që njerëzit që jetojnë në MB, të kenë ndryshuar fjalëkalimin e tyre të emailit.

Vetëm pas Britanisë së Madhe është Franca, e cila ka shkallën e dytë më të lartë të krimit kibernetik në Evropë me 497.2 për 100,000 qytetarë. Francezët përjetojnë hakim të llogarive të mediave sociale me një normë prej 19.63 në çdo 100,000 njerëz, që është gjithashtu e dyta më e larta në mesin e vendeve të hulumtuara.

Të fundit