Flash News

E-TJERA

I kishte marrë kujdestarinë e vajzës, artistja shqiptare qëllon me armë ish-partnerin grek

I kishte marrë kujdestarinë e vajzës, artistja shqiptare

Një mosmarrëveshje për kujdestarinë e vajzës së tyre 13-vjeçare, shkaktoi kaos në Greqi. Artistja shqiptare e identifikuar si Klodiana Çelo Pavlidou ka qëlluar me armë zjarri, okulistin grek George Neos, me të cilin Çelo kishte një vajzë 13-vjeçare.

Mediat greke raportojnë se shkak është bërë kujdestaria e vajzës të cilën e kishte fituar Neos me vendim gjykate në vitin 2016 dhe nuk e lejonte Çelon që të  takonte të bijën. 13-vjeçarja jetonte me okulistin dhe bashkëshorten e tij.

Aktualisht George Neos ndodhet i shtruar në spital në gjendje kritike për jetën.

Historia e tyre nisi fillimisht në vitin 2017, kur George Neos e njohu Klodianën gjatë një ekspozite me pikturat e saj. Asokohe ky i fundit ishte i martuar, kur krijoi një lidhje të re me Çelon dhe gjatë së cilës patën edhe vajzën 13-vjeçare.

Megjithëse vajzë u rrit me të, okulisti grek kishte dyshime se mund të mos ishte babai biologjik i saj, pasi asokohe kur krijoi një lidhje të re me Çelon, ishte i martuar. Pasi konfirmoi atësinë e vajzës, okulisti nisi betejën për të fituar kujdestarinë, të cilën e finalizoi në vitin 2016.

Sipas informacioneve, kujdestaria e fëmijës i ishte dhënë me vendim gjykate babait pasi artistja shqiptare ishte cilësuar e papërshtatshme. Artistja pretendonte se kishte një pasuri të madhe në Shqipëri dhe se okulisti po tentonte t’ia merrte.

 

Të fundit