Flash News

E-TJERA

I kthjellët, por me temperatura deri në -5 gradë, si parashikohet moti në fundjavë

I kthjellët, por me temperatura deri në -5 gradë, si parashikohet

 

Vendi gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. 

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare. Ngricat e mëngjesit do të jenë të pranishme kryesisht në zonat malore. Era do të fryjë të shtunën nga kuadrati i veriut dhe të dielën nga kuadrati i jugut përgjithësisht e lehtë e mesatare në pjesën bregdetare. Valëzimi në det do jetë i forcës 2-4 ballë. 

Po ashtu, temperaturat e ulëta do vazhdojnë të jenë prezente ndërsa në disa zona do të zbresin deri në -5 gradë.

Të fundit