Flash News

E-TJERA

I ktheu në Parlament/ Komisioni i Ekonomisë 'rrëzon' tre dekretet e presidentit Meta

I ktheu në Parlament/ Komisioni i Ekonomisë 'rrëzon'

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka rrëzuar sot tre dekrete të presidentit Ilir Meta për tre ligje që kanë të bëjnë me ekonominë dhe financat e vendit.

'Ekonomia' ka rrëzuar dekretin për buxhetin e vitit 2022, i cili u kthye nga presidenti në Parlament më 10 dhjetor për rishqyrtim. Komisioni ka rëzuar gjithashtu edhe dekretin e presidentit për Tatimin e Vlerës së Shtuar, që sipas tij trajtimi fiskal mbetet i diferencuar dhe favorizon jahtet dhe mjetet luksoze, duke penalizuar sektorët jetikë të ekonomisë.

Njëherazi komisioni votoi edhe rrëzimin e dekretit të Metës, për taksat kombëtare të ndryshuara.

Të fundit