Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Atentati ku u vra gabimisht Erion Çela, gjykata lë në burg Roland Ahmetsulajn
Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg Roland Ahmetsulajn, i arrestuar për vrasjen e Erion Çelës në “Don Bosko” në vitin 2022, si edhe plagosjen e Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj.
Ahmetsulaj ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen në fjalë.
“Nuk kam lidhje me ngjarjen. Dy ditë para vrasjes kam patur bisedën me Kevin Suçin për rregullim makine. Më ka marrë për makinën nëse është rregulluar ose jo”, tha para gjykatës i riu.
Policia tha se ka patur shumë komunikime në orarin kur ka ndodhur ngjarja, por sipas avokatit të Ahmetsulajt, biznesi i këtij të fundit ndodhet vetëm 700 metra nga vendi i ngjarjes dhe se ka patur komunikime vetëm për punë.
Edhe bashkëpunëtorët e drejtësisë Indrit Gentjan Beqiraj, nuk e kanë përmendur emrin e klientit të tij, sipas avokatit.