Flash News

E-TJERA

Atentati mafioz në ‘Don Bosko’, media gjermane: Krimi i organizuar dhe trafiku i drogës, problemet kryesore në Shqipëri

Atentati mafioz në ‘Don Bosko’, media gjermane: Krimi i

Ngjarja e mbrëmshme e ndodhur në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë ku mbeti e vrarë gabimisht 58-vjeçarja Mimoza Paja, banakiere në një lokal si dhe  pesë të tjerë u plagosën ka marrë vëmendjen e mediave të huaja.

Media gjermane ”TAG24” pasqyron ngjarjen dhe shkruan se krimi i organizuar dhe trafiku i drogës janë problemet kryesore në Shqipëri.

Atentati mafioz në ‘Don Bosko’, media gjermane: Krimi i

”Persona të armatosur të paidentifikuar sulmuan një kafene në qendër të kryeqytetit shqiptar, Tiranë. Të shtënat me armë zjarri vranë një 60-vjeçare, e cila shërbente si banakiere. Pesë burra dhe mbesa 10-vjeçare e banakieres së vdekur, u plagosën.

Kafeneja është në pronësi të një sipërmarrësi që thuhet se ka lidhje me krimin e organizuar. Sipas policisë, sulmi mësohet se është drejtuar ndaj tij. Megjithatë ai nuk ishte në lokal në momentin e sulmit. Krimi i organizuar dhe trafiku i drogës janë problemet kryesore në Shqipëri”,-shkruan portali gjerman.

Dyshohet se shënjestra e atentatit të djeshëm mund të ketë qenë xhaxhai i Fatjon Muratit, pronarit të lokalit ku ndodhi ngjarja. Fatjon Murati njihet si mik i Endrit Dokles.  

 

  

Të fundit