Flash News

E-TJERA

Atentati me eksploziv në Shkozet, flet miku i “Rrumit”: Nuk e di kush e ka bërë, s’kam konflikte

Atentati me eksploziv në Shkozet, flet miku i “Rrumit”: Nuk e

Është zbardhur dëshmia e Aldi Mustafës, të cilit iu bë dje atentat me eksploziv në lagjen Shkozet të Durrësit.

Mustafa ka deklaruar para bluve se mjeti ka qenë i parkuar gjithë natën para shtëpisë dhe mohoi ta ketë çuar në servis. Mustafa tha se makina shpërtheu kur e mori në drekë për të lëvizur.

Mustafa ka deklaruar se nuk ka konfikte me askënd.

“Makinën e kam lënë të parkuar para shtëpisë gjithë natën. Nuk ka qenë makina në servis. Kur e mora makinën në drekë shpërtheu. Nuk e si kush e ka vënë lëndën plasëse. Media me ka ngatërruar keq me akuzat që më thonë. Është faji i gazetarëve që me veshin me ngjarje që nuk kam lidhje. Nuk kam konflikte. Gjejeni ju si polici kush e ka vendosur eksplozivin”, ka thënë Mustafa.

Aldi Mustafa njihet si miku i “Rrumit të Shijakut” ose Pëllumb Muharremit. Mustafa është arrestuar në gusht të vitit 2021 bashkë me tre të tjerë, në tentativë për të kryer vrasje.

Të fundit