Flash News

E-TJERA

Abuzimi me 11-vjeçaren në Kosovë, protestë në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. VIP-at që marrin pjesë

Abuzimi me 11-vjeçaren në Kosovë, protestë në sheshin

Nën moton ‘Solidaritet me Prishtinën’ ka nisur protesta e qytetarëve dhe shoqërisë civile në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë për vajzën 11- vjeçaren, e cila u abuzua seksualisht nga nga 5 të rinj në datë 27 gusht 2022. në Kosovë.

Pas protestës masive që u mbajt në Prishtinë, qytetarët janë solidarizuar edhe në Tiranë, ndërsa mbajnë një pankartë të madhe ku shkruan ‘Unë bërtita joooo’.

Abuzimi me 11-vjeçaren në Kosovë, protestë në sheshin

Mes qytetarëve, në protestë kanë marrë pjesë edhe emra të njohur të artit si këngëtarja Fifi, Anxhela Peristeri, personazhe të ish Big Brother VIP etj, gazetarë të njohur etj.

Protestuesit personat kërkoj ndërshkim për përdhunuesit e vajzave dhe grave, veçanërisht 5 autorët që akuzohen se kanë abuzuar seksualisht për 7 orë me një vajzë 11-vjeçare në Prishtinë.

Abuzimi me 11-vjeçaren në Kosovë, protestë në sheshinAbuzimi me 11-vjeçaren në Kosovë, protestë në sheshin

Figura te njohura iu bashkuan edhe protestës në Prishtinë si Dafina Zeqiri dhe i dashuri i saj Dj Geek, deputetja e parlamentit të Kosovës, Adriana Matoshi etj. 

Të fundit