Flash News

E-TJERA

Abuzimi me 15 vjeçaren, deputetja publikon kërkesën ndaj Ruçit: Qeveria e ka mendjen te zgjedhjet, projektligj në sirtar

Abuzimi me 15 vjeçaren, deputetja publikon kërkesën ndaj

Deputetja e opozitës parlamentare, ish kryetarja e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri i ka kujtuar qeverisë projektligjin e depozituar disa muaj më parë, teksa parashikonte krijimin e një regjistri të posaçëm me emrat dhe të dhënat e të gjithë personave që janë dënuar për krime seksuale, duke marrë shkas nga ngjarja e disa ditëve më parë, të abuzimit të një 15-vjeçareje në Rrëshen.

Në një status në rrjetet sociale, Dhimitri shkruan se qeveria dhe mazhoranca e ka mendjen tek zgjedhjet dhe korrupsioni, ndërsa ky projektligj qëndron në sirtarët e Kuvendit.

“Ndëshkim për çdokënd që lëndon një vajzë...

Të abuzosh me një femër, të lëndosh thellë psikologjinë e saj duke ndërthurur instinktin mashkullor dhe fuqinë e të fortit, në një shtet ku mungojnë mekanizmat frenues të fenomeneve çnjerëzore...

Ngjarja e turpshme në Rrëshen, ku epshi i shfrenuar u derdh mbi trupin e pafajshëm të një vajze, viktima e radhës së një grupi personash të padenjë për një shoqëri, na ka trishtuar të gjithëve.

Mizori çnjerëzore që nuk ndalet e shoqëria jonë duket e dobët dhe e brishtë për të ndalur masakrën që plagos e përdhos dinjitetin e nje gruaje...

Para disa kohësh në bashkëpunim me CRCA kam paraqitur një Projektligj i cili ka si qëllim ndërgjegjësimin, parandalimin dhe ndëshkimin. Por, ndërsa qeveria dhe mazhoranca e ka mendjen tek zgjedhjet dhe korrupsioni, ky projektligj qëndron në sirtaret e Kuvendit.

Regjistri i personave që kanë kryer një vepër penale të tillë është i një rëndësie të veçantë, prandaj i bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit dhe kësaj mazhorance ta përfshijnë këtë projektligj me procedurë të përshpejtuar.

Ky projektligj është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër në këtë moment. Po të ishte miratuar më parë ndoshta kjo tragjedi do të ishte evituar”, shprehet Dhimitri.

Abuzimi me 15 vjeçaren, deputetja publikon kërkesën ndaj

Të fundit