Flash News

E-TJERA

Atentati me 3 viktima në Memaliaj, policia blindon aksin Levan-Tepelenë

Atentati me 3 viktima në Memaliaj, policia blindon aksin

Policia ka ngritur postoblloqe dhe po ushtron kontrolle në aksin Levan-Tepelenë, ku dyshohet se mund të ketë gjurmë të atentatorëve në Memaliaj. 

Pas atentatit në zonën e Mallakastrës policia gjeti duke u djegur një automjet tip BMW, i cili dyshohet se u përdor nga autorët e krimit në vrasjen e 3-fishtë, objektiv i së cilës ishin Shyqyri Kalemi dhe vëllai i tij, Artur Kalemi.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ndërkohë në atentatin e mesnatës së të shtunës humbën jetën Shyqyri Kalemi, Marsel Çela dhe Bledar Muka, ndërsa i plagosur ka mbetur Artur Kalemi.

 

Të fundit