Flash News

E-TJERA

Atentati me 4 të vdekur, RENEA dhe FNSH intensifikojnë kontrollet në Shkodër

Atentati me 4 të vdekur, RENEA dhe FNSH intensifikojnë kontrollet

Pas atentatit mafioz të 30 tetorit në hyrje të Dobraçit, Shkodër, ku humbën jetën 4 persona, përfshirë dy qytetarë të pafajshëm, forcat speciale RENEA dhe FNSH po vijojnë kontrollet e imtësishme në disa zona të qytetit.

Ngjarja tronditëse ka marrë jetën e Hamza Licit dhe Arvid Bushatit, si dhe çiftit Flutura dhe Bashkim Basha, të cilët mbetën të vrarë pasi u goditën nga automjeti ku ndodheshin Lici dhe Bushati, pas një breshërie të fuqishme automatike.

Hetimet po përparojnë me intensitet, ndërsa policia dhe forcat speciale kanë kryer kontrolle të shumta në automjete dhe banesa në zona të ndryshme të Shkodrës.

Mbrëmjen e së dielës, RENEA dhe FNSH kanë kryer kontrolle në Dobraç, në pjesë të lagjes Kiras dhe në lagjen "Guerile".

 

Të fundit