Flash News

E-TJERA

Abuzimi me burimet publike më 11 Maj, Gonzato: Duhet reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse

Abuzimi me burimet publike më 11 Maj, Gonzato: Duhet reformë zgjedhore

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, nënvizoi nevojën për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, gjatë fjalës së tij në edicionin e 10-të të Shkollës së Integrimit Europian.

Gonzato theksoi se përmirësimi i administratës publike është i domosdoshëm, duke iu referuar raportit përfundimtar të OSBE/ODHIR, i cili evidenton se mungon një fushë e barabartë loje për partitë politike për shkak të abuzimit me burimet dhe strukturat publike gjatë fushatës zgjedhore.

“Nuk shoh një lidhje të drejtpërdrejtë. E dini që OSBE/ODIHR thekson mungesën e një fushe të barabartë loje për shkak të abuzimit me burimet publike dhe strukturat publike gjatë fushatës. Siç e kam thënë shpesh, kemi nevojë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe fakti që parlamenti ka rënë dakord për ngritjen e një komisioni. Nuk do jetë vetëm çështje e reformimit të ligjit zgjedhor, por një çështje e të parit të mjedisit, faktorëve që ndikojnë në zhvillimin e zgjedhjeve. Administrate publike është një çështje shumë më e gjerë dhe ka të bëjë më garantimin që nëpunësit civil të ngrihen në detyrë, është një proces shumë më i gjerë. Është diçka që ka të bëjë e ofrimin e perspektivës për karrierë,” tha Gonzato.

Të fundit