Flash News

E-TJERA

Atentati me dy të plagosur, flet drejtori i policisë së Vlorës: Kevin Hajrulla në gjendje të rëndë

Atentati me dy të plagosur, flet drejtori i policisë së

Drejtori i policisë së Vlorës Elidon Çela ka folur për mediat pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “24 Maji”, ku mbetën të plagosur dy persona.

Sipas tij, njëri prej tyre, Kevin Hajrulla, që dyshohet se ishte edhe objekti i atentatit, ndodhet në gjendje të rëndë.

“Persona të paidentifkuar kanë qëlluar me armë zjarri. Shtetasi K.H është dëmtuar dhe është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Është plagosur edhe një tjetër person që ishte në vendngjarje, por me dëmtime më të lehta. Nga ana e jonë është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë. Po kryhen të gjitha veprimet hetimore. Nga informacionet e para e para që kemi marrë ka qenë brenda në automjet”, deklaroi Çela.

Çela u shpreh se makina e autorëve të dyshuar të ngjarjes është djegur në zonën e Panajasë, ndërsa theksoi se detaje të tjera rretha ngjarjes do jepen gjatë orëve në vijim.

 

 

Të fundit