Flash News

E-TJERA

Abuzimi me fondet e SASPAC, BE reagon për arrestimin e ish-ministrit Beqajt

Abuzimi me fondet e SASPAC, BE reagon për arrestimin e ish-ministrit Beqajt

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Në për Euronews Albania, Delegacioni i BE sqaron se institucionet e drejtësisë në Shqipëri janë te detyruara të kenë mekanizma të kontrollit financiar për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian.

“BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdimësi.

Institucionet shqiptare janë të detyruara të kenë mekanizma efektivë të kontrollit financiar për të mbrojtur interesat financiare të BE-së. 

Rol të rëndësishëm në këtë drejtim luajnë edhe institucionet e pavarura të drejtësisë.

BE-ja ka mjete dhe procedura në dispozicion për të mbrojtur interesat e veta financiare, nëse është e nevojshme”, thuhet në reagimin e BE.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u arrestua disa ditë më parë për korrupsion me fondet e BE-së në agjencinë që drejtohej prej tij SASPAC.

Të fundit