Flash News

E-TJERA

Abuzimi me inceneratorët/ Associated Press: Lefter Koka rrezikon deri në 12 vite burg

Abuzimi me inceneratorët/ Associated Press: Lefter Koka rrezikon deri

Në kuadër të hetimeve për dosjen e Inceneratorëve, SPAK vuri në pranga ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ndërsa shpalli në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij S. G dhe K. Z, për skemat abuzive me kontratat koncesionare të Inceneratorëve.

Sipas një artikulli të botuar nga Associated Press, nëse shpallet fajtor ish-ministri rrezikon deri në 12 vite burg. Artikulli nënvizon se “korrupsioni ka ndikuar fuqishëm në zhvillimin demokratike, ekonomik dhe social të Shqipërisë”, duke vënë theksin mbi rrezikun që i kanoset zhvillimit të vendit nga përfshirja e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të shtetit në pastrim parash, apo afera korruptive.

Lefter Koka mbajti postin e ministrit të Mjedisit nga viti 2013 në vitin 2017. Kallëzimi penal ndaj tij u bë nga LSI-ja, partiaku ai ka shërbyer për një periudhë kohore. Bazuar në hetimin e SPAK, Koka akuzohet të ketë marrë 3.7 milionë euro ryshfet për kontrata koncesionare të inceneratorëve.

Bashkë me Lefter Kokën, GJKKO ka përcaktuar masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për dy bashkëpunëtorët e tij, S. G dhe K. Z.

Të fundit