Flash News

E-TJERA

Sulmi me raketa, MEPJ njoftim për shqiptarët që jetojnë në Izrael: Zbatoni udhëzimet e sigurisë

Sulmi me raketa, MEPJ njoftim për shqiptarët që jetojnë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Izrael të kontaktojnë në numrat e telefonit që janë vendosur në dispozicion, pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit.

MEPJ i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të zbatojnë udhëzimet e sigurisë të publikuara nga autoritetet vendase.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në komunikim të pandërprerë me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Izrael. U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase. Për çdo nevojë të mundshme të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael: +972 54-904-2813 dhe +972 54-480-6601”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Irani sulmoi të shtunën mbrëma me raketa dhe dronë Izraelin. Sulmi ndezi sirenat e sulmit ajror në qytete në të gjithë Izraelin, duke përfshirë Tel Aviv dhe Jerusalemin Perëndimor, dhe shpërthime u dëgjuan ndërsa mbrojtja ajrore izraelite kapte predha.

Të fundit