Flash News

E-TJERA

Atentati me snajper ndaj Kastriot Reçit, gazetari: Policia ka preferuar që grupet të vriten mes tyre

Atentati me snajper ndaj Kastriot Reçit, gazetari: Policia ka preferuar
Në 7 janar 2020 u vra me snajper në qendër të qytezës së Rrëshenit biznesmeni, Kastriot reçi. 

Dyshimet e deritanishme janë se vrasja ka ndodhur për shkaqe hasmërie, ndërsa autori ende nuk është arrestuar.

Duke iu kthyer kesaj ngjarjeje në emisionin “Në Shënjestër” në News 24, gazetari Sokol Bregu tha se vrasja ka ndodhur me gjakftohtësi dhe arsyeja që nuk ka ende një autor sipas tij, është për faktin se shteti ka zgjedhur që këta persona të vriten me njëri-tjetrin.  

“Unë mendoj që ndonjëherë e mbivlerësojmë policinë ose pjesën më të madhe të oficerëve të saj duke i vendosur në peshore me njeriun që vret. Vrasësi është dy hapa policisë, kështu ndodh në të gjithë botën. Duke u lidhur me pjesën ku ndodhet i përket Prokurorit të çështjes. Është ai që duhet të merrte kamerat e qytetit në kohë rekord.

Duhet të vinte në përgjim pjesën më të madhe të të dyshuarve në këtë histori. Duhet të bënte parandalim i një ngjarje që pasoi. Sa i përket mënyrës se si ai ka qëlluar. Ai i merr jetën një personi me tek plumb pa asnjë emocioni. Është gjë tjetër kur merr hak për vëllain, familjen. Çdo të thotë të pushkatosh dikë në gjakftohtësi, do të thotë togë vdekje. Këto janë.

Këtë ata e bëjnë për para. Në Shqipëri nuk mund të futesh dot ndonjë tank se do e zbulonin, por një snajper mund të përthyhet, ndahet në çantë të vogël. Nuk është problem. Në Shqipëri çfarë të duash gjen. Si ka mundësi në 8 raste, një herë të mos gjesh një person që ka kryer 1 ndër 8 krimesh. Shteti i ka lënë të vriten me njëri-tjetrin”, u shpreh Bregu.

Të fundit