Flash News

E-TJERA

Abuzimi me tendera, SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Belinda Ballukun

Abuzimi me tendera, SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të zgjasë me tre muaj afatin e hetimeve për ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Mësohet se ky vendim është marrë për t’i dhënë më shumë kohë organit të akuzës në kryerjen e veprimeve të tjera hetimore që lidhen me çështjen.

Aktualisht, Balluku është pezulluar nga funksionet ekzekutive dhe mban vetëm mandatin si deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Më herët, SPAK kishte kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, por kërkesa u rrëzua nga mazhoranca në Parlament.

Ish-zv.kryeministrja akuzohet për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me procedurat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Gjithashtu, ajo është nën hetim edhe për çështje që lidhen me tendera në projektin e Unazës së Madhe.

Të fundit