Flash News

E-TJERA

Abuzimi me tenderin për rikonstruksionin, Gjykata e Shkodrës jep masat e sigurisë për 14 të arrestuarit

Abuzimi me tenderin për rikonstruksionin, Gjykata e Shkodrës jep masat

Gjykata e Shkodrës ka nxjerrë nga qelia 14 të ndaluarit, të cilët akuzoheshin për abuzim me tenderin për rikonstruksionin e komisariatit të policisë në Malësinë e Madhe.

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 11 prej tyre, ku përfshihen ish-shefi i rendit Saimir Rrustemi, së bashku me Luida Ujkan, Mustaf Ishmakun, Xhavit Isufin, Rudina Keqin, Klement Tolen, Paulin Prendin, Rrezert Prelën dhe Veronika Xhafajn.

Ndërsa Arsenida Hadri dhe Briland Mnela janë lënë në detyrim paraqitje. Për lirimin e tyre, para gjykatës sot u zhvillua edhe një protestë nga qytetarët.

Të fundit