Flash News

E-TJERA

Abuzimi me tenderin për uniformat e policisë, GJKKO lë në burg 8 zyrtarë, një në  “arrest shtëpie”  

Abuzimi me tenderin për uniformat e policisë, GJKKO lë në

Abuzimi me tenderin 2.8 mld lekë për uniformat e policisë, GJKKO vendos masat e sigurisë për 9 të arrestuarit

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë masën e sigurisë për nëntë zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të arrestuar lidhur me tenderin 2.8 mld lekë për uniformat e policisë.

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK duke lënë në fuqi masat e caktuara ndaj 9 zyrtarëve të MB, konkretisht ‘arrest me burg’ për tetë të arrestuarve dhe ‘arrest shtëpie’ për një tjetër.

Ish-drejtoresha e agjencisë së blerjeve të përqendruara, Edlira Naqellari së bashku me zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme janë lënë pas hekurave, ndërsa e vetmja që do të vijojë që të hetohet jashtë qelisë, pra “arrest shtëpie” është Anisa Bogdani.

SPAK arrestoi tre ditë më parë nëntë zyrtarët e Ministrisë së Brendshme për abuzime në tenderin e blerjes së uniformave të Policisë së Shtetit me vlerë 25 milion euro. Mes të arrestuarve është edhe drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari.

Sipas SPAK, Naqellari dhe  vartësitë e saj kanë shkelur barazinë në zhvillimin e tenderëve, ndërsa sipas përllogaritjeve del se një uniformë polici kapi vlerën kolosale prej 2 800 euro dhe vetëm kapelja kishte një kosto prej 328 eurosh.

Gjithashtu, në pranga kanë rënë edhe tetë zyrtarë të tjerë, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali.

Të fundit