Flash News

E-TJERA

Atentati ndaj Indrit Sadedinit/ Gjendet ‘Mazda’ e djegur në Darëzezë, dyshohet e autorëve

Atentati ndaj Indrit Sadedinit/ Gjendet ‘Mazda’ e djegur në
Foto Ilustruese

Dy ditë pas atentatit me tritol në Vlorë ndaj 33-vjeçarit Indrit Sadedini, është gjetur një makinë djegur në Darëzezë.

Dyshimet e para janë se automjeti tip”Mazda” mund t’iu përkasë autorëve të atentatit, të cilët i vendosën tritolin në afërsi të vendndodhjes së Sadedinit, dhe më pas u larguan.

33-vjeçari u dërgua menjëherë në spital pas ngjarjes, ku raportohej se kishte dëmtime të rënda të anësive, dhe ishte në gjendje shoku. Kujtojmë se Sadedini i kishte shpëtuar më herët një atentati në vitin 2017.

Të fundit