Flash News

E-TJERA

Atentati me tritol ndaj Lulzim Kullës, lirohen nga paraburgimi 3 të dyshuarit

Atentati me tritol ndaj Lulzim Kullës, lirohen nga paraburgimi 3 të
Foto Ilustruese

Lirohen nga paraburgimi 3 personat e dyshuar për atentatin ndaj Lulzim Kullës.

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka liruar nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, Endri Çopjan. Ndërkaq, Argel Lulaj dhe Serxho Teta u liruan nën masën “detyrim paraqitje”.

Lirimi i tre të dënuarve u bë pasi mbaroi afati i paraburgimit.

Kujtojmë se, Lulzim Kullës iu bë atentat me tritol në janar 2018. Fillimisht personat, Endri Çopja dhe Argel Lulaj, kanë qenë nën hetim për veprat penale “vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentative”, “armëmbajtje pa leje” dhe “shkatërrim të pronës me eksploziv”.

Për Endri Çopjen vepra penale është zbutur në “sigurimi i kushteve dhe mjeteve per te kryer vrasjen”, ndërsa Argel Lulaj është vërtetuar se ka qenë të nesërmen e ngjarjes për të marrë makinën bashkë me shokun e tij Çopja. Ndërkohë, Serxho Teta nuk ka qenë asnjëherë në Shkodër.

Të fundit