Flash News

E-TJERA

Atentati me tritol ndaj mjetit të policit në Lezhë, arrestohet autori me precedent në Itali

Atentati me tritol ndaj mjetit të policit në Lezhë, arrestohet

Policia ka zbardhur autorësinë dhe rrethanat e ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë në Lezhë, ku iu vendos tritol automjetit të punonjësit të policisë Gent Gjetja.

Në pranga është vënë autori i dyshuar i krimit, Fatjon Rrika, i cili rezulton me precedent në Itali për vjedhje me armë.

32-vjeçari u arrestua në fshatin Zhejë, Kurbin, teksa drejtonte të njëjtin ciklomotor, me të cilin dyshohet se kishte shkuar në vendngjarje, ditën e kryerjes së krimit.

Policia nisi procedim penal për babanë e Rrikës, shtetasin N. Rr., 66 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre, u gjet një armë gjahu, e cila posedohej pa leje. Ciklomotori dhe arma e gjahut u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Të fundit