Flash News

E-TJERA

Atentati me tritol në Sarandë, identifikohet viktima

Atentati me tritol në Sarandë, identifikohet viktima

Isuf Jaçaj është viktima e atentatit me tritol në Sarandë. Jaçajt iu vendos lëndë shpërthyese në automjet.

Viktima kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe ishte babai i Klaus Jaçajt, i cili ndodhet në burg.

Klaus Jaçaj është i akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit” në një ngjarje të ndodhur më 17 korrik 2025. Gjatë atij incidenti u plagosën me armë zjarri Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar.

Katër ditë më vonë një person i maskuar vendosi një sasi eksplozivi në makinën e Klaus Jaçajt, duke e shkatërruar atë plotësisht. Ngjarja në atë kohë mbeti pa autor.

 

Të fundit