Flash News

E-TJERA

I mituri plagos me armë zjarri nënën e tij në Dibër

I mituri plagos me armë zjarri nënën e tij në Dibër

Një i mitur ka plagosur me armë zjarri nënën e tij në fshatin Selishtë, në Dibër.

Sipas policisë, ngjarja e ndodhur pasditen e sotme dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht në banesë. Po ashtu, policia sqaron se 46 vjeçarja po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i biri 15 vjeç është shoqëruar në komisariat.

Rreth orës 17:00, në fshatin Selishtë, Dibër një shtetas i mitur 15-vjeç, dyshohet se aksidentalisht në banesë ka plagosur me armë zjarri, nënën e tij shtetasen Sh.L., rreth 46 vjeçe e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariat të miturin”, njofton policia.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

 

Të fundit