Flash News

E-TJERA

I mori 10 mijë euro biznesmenit, dënohet me burg ish-shefi i Antidrogës në Policinë e Durrësit

I mori 10 mijë euro biznesmenit, dënohet me burg ish-shefi i

GJKKO ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgi ish-shefin e Antidrogës në Policinë e Durrësit, Gazmir Preçim.

Nga hetimet ka rezultuar se i  Preçi i ka marrë një shumë prej 10.000 euro shtetasit me iniciale B.T, në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve në lokalin e poseduar prej tij, ku ushtrohej aktiviteti “muzikë live” dhe ishin punësuar shtetas shqiptarë e të huaj.

Gjykata e Posaçme gjeti fajtor Preçin, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 paragrafi i 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet e 6 muaj burgim.

Të fundit