Flash News

E-TJERA

I mori jetën gruas me thikë, Florand Shehu i penduar: Jam i shkatërruar, kam prova që më tradhtonte

I mori jetën gruas me thikë, Florand Shehu i penduar: Jam i

Florand Shehu, shqiptari që vrau gruan teksa ndodheshin në banesën e tyre, ka deklaruar se posedonte fakte që bashkëshortja e tradhtonte.

Sipas mediave greke, 40-vjeçari pohoi se kishte kryer krimin, por në momentin e aktit nuk e dinte se çfarë ishte duke bërë. Shehu tha se ishte penduar dhe pikërisht për këtë arsye ishte vetëdorëzuar në polici. Pas dëshmisë, trupa gjykuese vendosi ta dënojë Shehun me paraburgim.

“Dua të theksoj se jam i shkatërruar, i “tretur mendërisht dhe u pendova për atë që bëra, që në sekondën e dytë, për këtë arsye dhe u paraqita në Departamentin Policor ku tregova në detaje atë që kishte ndodhur. Ju kërkoj falje… kryesisht prindërve të gruas sime dhe veçanërisht fëmijës tonë të vetëm”, ka thënë Floriandi.

Në mbrojtje të vetvetes, Florandi mësohet se ka dorëzuar një USB me biseda të bashkëshortes me një person tjetër, duke hedhur dyshime për një marrëdhënie jashtëmartesore.

Florand Shehu i mori jetën bashkëshortes së tij duke e goditur me thikë, ndërsa fqinjët e tyre thanë se vazhdimisht kishin konflikte me njëri-tjetrin.

 

Të fundit