Flash News

E-TJERA

I mori jetën gruas në Greqi, Eduart Danaj: Unë bëja dy punë, ajo xhiro me dashnorin

I mori jetën gruas në Greqi,  Eduart Danaj: Unë bëja dy

Enkelejda Danaj e cila u vra nga ish-bashkëshorti Eduart Danaj, përcjellet për në banesën e fundit sot, në Shqipëri

Vëllai i Enkelejdës, teksa ka folur për mediat greke ka përmendur torturat që ka bërë ish-kunati i tij ndaj motrës edhe kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, ai i kishte futur kokën në zbardhues. Ndërkohë, 50-vjeçari i arrestuar pasditen e së enjtes, ka rrëfyer në mënyrë cinike krimin e tij.

“U zgjova në mëngjes dhe shkova në atë vend pasi e dija që do kalonte, deri në orën 5:30 të mëngjesit. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula për pak dhe më pas u largova”, ka deklaruar ai.

I pyetur nga policia se pse e ka kryer krimin e rëndë, autori dyshohet se është përgjigjur se “nuk duroja dot të shikoja të dashurin e saj duke drejtuar makinën time. Unë punoja dhe ajo po më hante paratë. Dje mora vendimin për të vrarë gruan time. Të punoj dy punë që të mi hajë ai? E dija kur do të dilte nga shtëpia. E qëllova dhe e godita me thikë. Më pas shkova në një hotel ku qëndrova rreth dy orë. Pastaj dola jashtë. Piva disa birra derisa policia më gjeti”.

Të fundit