Flash News

E-TJERA

I mori jetën nënës, gjykata jep masën e sigurisë për 24-vjeçarin në Përmet

I mori jetën nënës, gjykata jep masën e sigurisë

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 24-vjeçarin A. Muhollari, i cili i mori jetën nënës.

Ngjarja ndodhi më 3 qershor në Përmet, ku Muhollari vrau duke e mbytur me qese lastmasi nënë e tij, Z.M.

Në seancën e mbajtur dje para Oficerëve të Policisë Gjyqësore, A. Muhollari është shfaqur në gjendje të rëndë shëndetësore duke thënë vazhdimisht fjalët “çfarë kam bërë kështu?”.

24-vjeçari ishte paraqitur në spital vetëm dy ditë para ngjarjes i shoqëruar nga familjarët ku kishte kërkuar ndihmë mjekësore pasi shfaqej në gjendje të rëndë. Mjeku i cili ka kryer konsultën me Muhollarin, pohoi se 24-vjeçari kishte marrë thjesht një qetësues dhe ishte larguar.

Albi kishte vetëm 4 ditë që ishte kthyer nga Amerika, ndërsa fqinjës e kanë përshkruar një djalë të mirë i cili kishte përfunduar edhe shkollën. Edhe për nënën e tij fqinjët kanë thënë se ishte një grua e qetë.

Të fundit