Flash News

E-TJERA

I moshuari gjendet i vdekur në banesën e tij në Korçë

I moshuari gjendet i vdekur në banesën e tij në Korçë

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Korçë. Mësohet se viktima është shtetasi Skënder Kita, 82 vjeç.

Mësohet se i moshuari jetonte prej vitesh i vetmuar në banesë, pasi ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe i braktisur nga fëmijët.

Ka qenë motra e tij e cila ka bërë kërkesë për ndihmë në komisariatin e Korçës pasi prej gati 1 muaji nuk kishte kontakt me të vëllain.

Pas denoncimit, Policia e Korçës ka shkuar në banesë dhe pasi kanë hapur derën kanë gjetur pa shenja jete 82-vjeçarin. Trupi i viktimës u transportua në morgun e spitalit.

Të fundit