Flash News

E-TJERA

I moshuari godet me thikë një grua në Tiranë

I moshuari godet me thikë një grua në Tiranë

Një grua u qëllua me thikë në Tiranë. Policia bën me dije se autor i dyshuar është M. B., 69 vjeç, i cili ka qëlluar me thikë një 48 vjeçare për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin M. B., 69 vjeç, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasen V. A., 48 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Policia bëri të mundur ndalimin e 69-vjeçarit, ndërkohë që materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit