Flash News

E-TJERA

I moshuari në Durrës, sulmohet barbarisht nga qentë

I moshuari në Durrës, sulmohet barbarisht nga qentë

Një i moshuar është sulmuar nga dy qen, në lagjen numër 13, në zonën e Plazhit në Durrës. Mësohet se H.B., rreth 70 vjeç, ka qenë duke ecur në rrugë, kur dy qentë e llojit “Pit bull” e kanë sulmuar agresivisht.

Ndërkohë, menjëherë kanë ndërhyrë banorë të zonës, që janë përpjekur të ndihmojnë të moshuarin, që mbeti i plagosur rëndë.

Ai është dërguar në spitalin e Durrësit, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor.

Të fundit