Flash News

E-TJERA

I moshuari qëllon me kallashnikov, detaje nga ngjarja në Korçë, evakuohen banorët e zonës

I moshuari qëllon me kallashnikov, detaje nga ngjarja në

Policia ka dhënë detaje nga ngjarja e ndodhur në Korçë, ku një i moshuar ka qëlluar e armë tip kallashnikov nga dritarja e banesës së tij në lagjen nr. 16.

Edmond Naska, 71 vjeç, njihet si person me problem mendore.

Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, ndërsa banorët e zonës janë evakuar. Forcat RENEA

"Sot, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati).

Shërbimet e Policisë vendore kanë ndërhyrë mënjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës.

Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e shtetasit E. N., i cili ka mbyllur derën e banesës.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.

Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve", njofton policia.

 

Të fundit