Flash News

E-TJERA

I moshuari tentoi që të hidhej nga pallati, policia: Ishte nën efektin e alkoolit

I moshuari tentoi që të hidhej nga pallati, policia: Ishte nën

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen në Allias, ku një i moshuar ka tentuar që t’i japë fund jetës.

Policia thekson se pas ndërhyrjeve të efektivëve i moshuari i cili dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit, u zbrit nga tarraca dhe u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore,

Sipas ‘bluve’, shkak për marrjen e vendimit ekstrem të të moshuarit është konflikti që 68-vjeçari ka me familjarët e tij, për ndarjen e pasurisë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, ndërhynë menjëherë për të ndihmuar një 68-vjeçar që kishte hipur në tarracën e një objekti 4-katësh dhe kërcënonte se do të hidhej nga aty.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shtetasi Q. Z., i cili dyshohet se ishte në efektin e alkoolit, u zbrit nga tarraca dhe u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se motivi i rastit është konflikti që ka ky shtetas me familjarët e tij, për ndarjen e pasurisë, çështje e cila është trajtuar më herët nga Policia dhe është referuar në Prokurori”, thuhet në njoftimin e ‘bluve’ të kryeqytetit.

Veprimet hetimore vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Të fundit