Flash News

E-TJERA

I moshuari tentoi të abuzonte me të miturën në Maliq, flet dëshmitarja: Pashë tmerr me sy!

I moshuari tentoi të abuzonte me të miturën në Maliq, flet

Është zbardhur deklarata  e dëshmitares që shpëtoi vajzën e mitur nga përdhunimi në Maliq. 

Në dëshminë e saj, ajo ka deklaruar se 71-vjeçari, kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte tërhequr me vete edhe vajzën e mitur.

Banorja ka thënë po ashtu se kur ka shkuar pranë ka parë të moshuarin gjysmë të zhveshur edhe vajzën gjithashtu.

Dëshmia

Ishte mesditë rreth orës 13:30, pashë nga larg një situatë të sikletshme. P.L, kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte tërhequr me vete edhe vajzën e mitur. Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt.

Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysmë të zhveshur edhe vajzën gjithashtu.
Ishte gati për të kryer marrëdhënie seksuale, po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes, unë nuk e lashë, e mora vajzën direkt. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë, vajza është shumë mirë përveç se ka pësuar traumë nga ngjarja.

 

Të fundit