Flash News

E-TJERA

I moshuari u gjet i vdekur në Vlorë, sqaron policia: Ka pësuar arrest kardiak

I moshuari u gjet i vdekur në Vlorë, sqaron policia: Ka pësuar

Policia e Vlorës ka dhë sqarime lidhur me lajmin e publikuar pak më parë në media ku një i moshuar u gjet i vdekur në banesë. 

Sipas policisë, 68-vjeçari ka dëmtime në fytyrë por dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. 

"Sot, rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi B.D., 68 vjeç.

Paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes", njofton policia. 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të fundit