Flash News

E-TJERA

Sulmi ndaj 2 vëllezërve shqiptarë në Itali, shkon në 6 numri i të arrestuarve

Sulmi ndaj 2 vëllezërve shqiptarë në Itali, shkon në 6

Ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve për një sulm ndaj 2 vëllezërve shqiptarë në Santa Maria Capua Vetere në sheshin ‘Adriano’ në Itali.

Policia italiane bën me dije se ka arrestuar edhe 5 persona të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në sulmin ndaj  vëllezërve të cilët i goditën me thika dhe me karrige.

Mësohet se njëri prej vëllezërve shqiptarë, 16-vjeç, ndodhet ende në spital në gjendje të rëndë për shkak se goditjet me thikë i kanë shpuar mushkërinë, ndërsa vëllai i tij i madh, i cili, mori një goditje në kokë, ka dalë nga spitali.

Gjithashtu bëhet me dije se të arrestuarit, janë nga mosha 19 deri në 24-vjeç.

Të fundit