Flash News

E-TJERA

Atentati ndaj Arjan Ndojës, Gjykata e Posaçme çon për gjykim dy të akuzuar

Atentati ndaj Arjan Ndojës, Gjykata e Posaçme çon për

Gjykata e Posaçme ka vendosur kalimin për gjykim të Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës, të akuzuar për përfshirje në atentatin e ndodhur në vitin 2019 ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Vendimi u mor pas kërkesës së prokurorit Adnan Xholi dhe u shpall nga gjyqtari Bib Ndreca. Në seancat në vijim pritet që përmes shortit të përcaktohet trupa gjykuese që do të shqyrtojë çështjen në themel.

Amar Shkëmbi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, u ekstradua nga Dubai drejt Shqipërisë në tetor të vitit të kaluar. Sipas dosjes hetimore, ai dhe Bledar Polivina dyshohet se kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, së bashku me persona të tjerë, mes tyre Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj dhe Ariol Halilaj.

Prokuroria i akuzon për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë mbajtjen pa leje të armëve, vjedhjen, tentativën e vrasjes së funksionarëve publikë dhe vrasjen në rrethana cilësuese.

Atentati ndodhi më 1 nëntor 2019. Si pasojë e sulmit humbi jetën Andi Maloku, ndërsa mbetën të plagosur ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Të fundit