Flash News

E-TJERA

Atentati ndaj Bejtjas, flet dëshmitari okular: Pashë tre persona që largoheshin me vrap

Atentati ndaj Bejtjas, flet dëshmitari okular: Pashë tre persona

Zbardhen detaje nga atentati i ndodhur në Fushë-Krujë, me shënjestër Gentjan Bejtja, por që mbeti i vrarë kunati dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.

Sipas dinamikës së ndërtuar nga grupi hetimor, gjithçka thuhet se ka ndodhur në harkun kohor të pak minutave, në ndërrimin e mesnatës.

Ndërkohë, në emisionin “Në Shënjestër” në Neës 24 është zvardhur dëshmia e një dëshmitari okular, që rezulton të jetë kushëri i Gentjan Bejtjas.

Ai ka deklaruar se ka parë tre person të largoheshin me vrap pasi ka dëgjuar krismat e armëve, por nuk arriti t’i identifikojë dot.

 “Në atë orë, kur ndodhi atentati unë isha në shtëpi. Me të dëgjuar krismat, dola të shikoja nga kati i dytë i banesës sime, që është ngjitur me atë të Gentjan Bejtjas, të cilin e kam kushëri, se çfarë kishte ndodhur. Në atë moment, unë pashë tre persona të largoheshin me vrap, por nuk munda të shquaja asnjërin prej tyre. Arrita të shquaj që një prej atentatorëve i priti në makinë. Me t’u afruar te makina, ata qëlluan sërish, këtë herë në ajër”, ka deklaruar ai.

Por edhe pse viktimë e sulmit mbeti 29 vjeçari, Ramazan Sino, në këtë rast kunati i Gentjan Bejtjas, grupi hetues nuk ka dyshime se objektivi i vërtetë i këtij atentati tragjik, ishte vetë ky i fundit.

Sipas grupit hetues, autorët kanë hapur menjëherë zjarr në momentin që Ramazan Sino po zbriste nga makina me nipërit e tij. Ndërsa kanë nisur të qëllojnë edhe pasi kanë kryer atentatin. Këtë herë në makinën që kishin lënë në rrugë, kjo me siguri për të frikësuar çdokënd, që ndërkohë mund tu kundërpërgjigjej me armë.

 

Të fundit