Flash News

E-TJERA

Sulmi ndaj Berishës, gazetari: I paramenduar, si doli aq shpejt kartela e tij

Sulmi ndaj Berishës, gazetari: I paramenduar, si doli aq shpejt kartela e

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sulmin fizik ndaj liderit të opozitës, Sali Berishës. Ai tha për “Opinion” se fakti që autori shkoi pa telefon dhe kartë identiteti me vete, tregon që ai e ka planifikuar sulmin.

Më tej, ai ngre dyshime se si doli aq shpejt kartela mjekësore e agresorit. Gazetari thotë se hetimi duhet të kryhet duhet i thelluar dhe nga një grup prokurorësh.

“E çuditshme që ai nuk kishte telefon dhe kartë identiteti. Ai në momentin që bëri goditjen, reagimi i shoqëruesve të Berishës nuk do të ishte me dhunë, por kapja e tij.

Në fillim mu duk e pabesueshme që Berisha mund të goditej, është njeri që nuk mund ta godasësh kollaj. Si doli aq shpejt kartela e tij. Duhet një hetim nga një grup prokurorësh dhe PD vet të çojë vet avokat që të bëhet një transparencë e plotë që mos themi mes dy vitesh që kush ia bëri Berishës”, tha Hoxha.

 

Të fundit