Flash News

E-TJERA

Sulmi ndaj Berishës, Harry Bajraktari nga SHBA: Përpjekje për të frikësuar opozitën

Sulmi ndaj Berishës, Harry Bajraktari nga SHBA: Përpjekje për

Harry Bajraktari, një personalitet i shquar dhe biznesmen i njohur i diasporës tonë në SHBA ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj kryedemokratit, Sali Berisha.

Në një reagim në twitter, Bajraktari shkruan se ngjarja ishte një përpjekje për të frikësuar opozitën, në një vend ku një njeri, kryeministri Edi Rama, kontrollon të gjitha nivelet e pushtetit politik.

“Dënoj sulmin e turpshëm fizik sot ndaj kreut të opozitës në Shqipëri, Dr. Sali Berisha.

Ishte një përpjekje për të frikësuar opozitën, në një vend ku një njeri, kryeministri Edi Rama, kontrollon të gjitha nivelet e pushtetit politik. Shqiptarët meritojnë më mirë @USAmbAlbania”, shkruan Bajraktari.

Të fundit