Flash News

E-TJERA

Sulmi ndaj Berishës, Rrumbullaku: Incident i paprecedent! Dokumenti për Gert Shehun? Doli nga mediat

Sulmi ndaj Berishës, Rrumbullaku: Incident i paprecedent! Dokumenti

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku e ka cilësuar incident të paprecedent dhe plotësisht të dënueshëm sulmin fizik ndaj Sali Berishës,

Në një deklaratë për mediat, Rrumbullaku i është përgjigjur edhe deklaratave të Berishës se Gerti Shehu i cili e goditi me grusht ishte agjent i Policisë Kriminale.

Në lidhje me incidentin e ndodhur ndaj deputetit Sali Berisha, sigurisht incident i paprecedent dhe plotësisht i dënueshëm, Policia e Shtetit sapo u njoh me ngjarjen e shëmtuar, reagoi menjëherë duke ndaluar agresorin.

Edhe aktualisht po vazhdojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të përcaktuar dinamikën e zhvillimit të kësaj ngjarjeje dhe motivet e saj.

Në lidhje me deklaratat e deputetit Berisha në konferencën për shtyp, gjatë së cilës pohoi se 31-vjeçari, Gert Shehu është agjent i Policisë Kriminale, dhe se është përdorur për të kryer akt dhune ndaj tij, sqarojmë opinionin publik se:

Shtetasi Gert Shkëlqim Shehu, i vitlindjes 1991, nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i Policisë Kriminale nga asnjë strukture e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu ky shtetas nuk është përdorur asnjëherë nga shërbimet e Policisë së Shtetit si i infiltruar apo si burim informacioni”, tha Rrumbullaku.

Ai bëri përgjegjëse mediat se dokumenti që vërteton gjendjen e shëndetit mendor të Gert Shehut është publikuar prej tyre.

“Sqarojmë se dokumenti që vërteton gjendjen e shëndetit mendor të shtetasit Gert Shehu, është vënë në dispozicion të medias nga vetë familjarët e të riut.

Policia e Shtetit shpreh keqardhje dhe përgënjeshtron këto deklarata, të cilat nuk ndihmojnë në zbardhjen e plotë të së vërtetës”, tha Drejtori i Policisë.

 

Të fundit