Flash News

E-TJERA

Atentati ndaj biznesmenit Andon Dhima, Gjykata jep masën e sigurisë për 4 të arrestuarit

Atentati ndaj biznesmenit Andon Dhima, Gjykata jep masën e sigurisë

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 4 persona, pasi dyshohet se tentuan të vrisnin biznesmenin Andon Dhima.  

Gridi Lenon, Mariglen Matohitin, Enea Hoxha dhe Altin Hoxha, janë të dyshuarit kryesor për kryerjen e atentatit ndaj Andon Dhimës, megjithëse gjatë marrjes në pyetje nuk e kanë pranuar akuzën.

Prokuroria tha në sallën e gjyqit se Grid Lena dhe Albin Hoxha, ish-komando, ishin dy personat e armatosur dhe me fytyrë të mbuluar më maska silikoni, të cilët tentuan të ekzekutonin biznesmenin, por që hoqën dorë në moment të fundit.

Enea Hoxha vëllai i ish-komandos dhe Mariglen Matohiti, kunati i Lenës dyshohet sipas prokurorisë të kenë patur rolin e vëzhguesit.

Mësohet se, Gridi Lena dhe Altin Hoxha, janë persona të dënuar më parë. Lena ka qenë dënuar për vjedhje me armë në Gjermani, ndërsa Altin Hoxha 35 vjeç, banues në Tiranë, është dënuar më parë për plagosje me armë.

Prokuroria tha se ra në gjurmët e të dyshuarve përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, që e orientuan deri në shtëpinë e Grid Lenës, dhe më pas është bërë e mundur zbulimi i mesazheve komprometuese.

Bashkëshortja Gridi Lenos dhe motra e Mariglen Matohitit, Gerta Matohiti në një prononcim për mediat ka mohuar akuzat ndaj dy të afërmve të saj, duke thënë se vëllai ishte në punë kamarier në lokalin e saj, ndërkohë që bashkëshorti ka qenë i pranishëm në një festë.

Të fundit