Flash News

E-TJERA

Atentati ndaj Erion Hasanbelliut, belgët letërporosi Shqipërisë për Klevin Zenelin

Atentati ndaj Erion Hasanbelliut, belgët letërporosi

Autoritetet belge kanë dërguar letërporosi në Shqipëri për Kevin Zeneli alias Suçi, i shpallur në kërkim pas dëshmive të vëlllezërve Beqiraj.

Zeneli konsiderohet si krahu i djathtë i Kasandër Nogës, i dyshuari kryesor në plagosjen e Erion Hasanbelliut në Bruksel në qershor të këtij viti. Ndaj tij u qëllua me 6 plumba dhe atentati dyshohet të vijë si motiv i hakmarrjes.

Zeneli kërkohet nga belgët si autori i atentatit ndaj Erion Hasanbelliut. Belgët dyshojnë se Zeneli fshihet në Shqipëri.

Saga e atentateve vjen pas ngjarjes së ndodhur në gusht të vitit 2000 ku Ksandër Noga ekzekutoi me armë zjarri babanë e Erion Hasanbelliut dhe Dritan Hajdinin.

Një vit më pas, vëllezërit Gerion dhe Erion Hasanbelliu tentuan të hakmerren duke i bërë atentat Nogës, në Antwerp. Noga i mbijetoi atentatit ndërsa mbeti i vrarë miku i tij.

Të fundit